Vijon protesta te ‘Astiri’

Banorët e "Astirit" kanë vijuar protestën sot paradite pasi banesat dhe bizneset e tyre do u shemben pasi ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe. Ata bllokuan rrugën për disa orë. Ata e cilësojnë të padrejtë vendimin e qeverisë dhe thanë se nuk do të lejojnë shëmbjen e banesave pa marrë më parë dëmshpërblimin qëa u takon. Gjatë protestës qarkullimi u bllojkua dhe pati momente të acarimit. Njëri prej shoferëve goditi me grusht një nga kameramanët që po filmonte. Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht, si dhe i ka thyer kamerën. /FOTO: LSA/
Femra të "rrëmujshme"
20/11/2017 - 17:54