Vijojnë përplasjet para Teatrit Kombëtar

Një grup qytetaresh u përpoqën të çajnë kordonin policor për të hyrë në sheshin para Teatrit. Në këtë moment ndërhyri FNSH. Ne nje raportim nga Teatri (Ora 20:10) gazetarja e RTV Ora, Rovena Neziri, informon se policia po përpiqet që të mos bëhen bashkë tre vatrat e protestave që ndodhen në sheshin përpara Teatrit Kombëtar. Me mikrofon përfaqësues të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë.