Tiranë, foto nga vendi ku u shemb skela

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot (16 gusht) rreth orës 15:00 në rrugën e Elbasanit. Katër punëtorë u aksidentuan në punë, si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e një pallati. Policia thotë se viktimat janë identifikuar si O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç. Ndërsa dy punëtorë e plagosur janë Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës. FOTO:LSA
SHBA më e ftohtë se Marsi
06/01/2018 - 20:49