Tirana e Vllaznia japin gjithçka, në fund ndajnë pikët

Tirana e Julian Ahmataj ka "harruar" se si fitohet. Pas barazimit në Teutës, bardheblutë lënë pikë edhe në shtëpi, teksa janë ndalur në barazim 0-0 nga Vllaznia. Rastet në "Selman Stërmasi" nuk munguan, por Lika në njërin krah dhe Sherri në krahun tjetër nuk lejuan sferën për të tundur rrjetën. Përfundimisht 0-0 në një stadium "akull të ftohtë", për shkak se u luajt pa praninë e tifozëve. Pas kësaj pike, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë dhe shpërdoron një tjetër mundësi për tu ngjitur në krye të tabelës. Ndërkohë, Vllaznia vijon të qëndrojë në zonat e ulëta të klasifikimit, ku numëron 16 pikë në vendin e 7-të, dy pikë më shumë se zona play-out që mbahet nga Skënderbeu. / FOTO LSA
Tërmeti 'shkund' Tajvanin
07/02/2018 - 09:24