Telefonat "ndriçojnë" stadiumin në Vllaznia-Teuta

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në javën e 13-të të Kategorisë Superiore ndaj Teutës. Një barazim i ardhur pas shumë peripecish, që kulmoi me atë ikje të dritave në stadium dhe thirrjeve "Rama ik". Fusha e lojës, përpos grintës sportive nuk prodhoi asnjë gol, me dy skuadrave që "dashurohen" me shenjën X. Ky ishte barazimi i katërt radhazi i Teutës, që rrezikon të bie në zonën e ftohtë të tabelës. Ndërkohë, me pikën e sotme, Vllaznia ngjitet në kuotën e 17 pikëve, dy më pak se durrsakët, që mbajnë vendin e 8-të./ FOTO LSA