Të shtënat me armë në Gjermani, pamje nga masakra para sinagogës

Dy persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Halle, në lindje të Gjermanisë. Personat që bënë masakrën e paradites së kësaj të enjte, ishin të veshur me uniforma ushtarake. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në lagjen 'Paulus'. Policia iu kërkoi banorëve që të shmangin zonën dhe të qëndrojnë në shtëpi. Në fillim u shënuan të shtënat me armë, më pas pati shpërthime me granatë. Atentatorët qëlluan me armë gjysëmautomatike duke vrarë një grua jashtë sinagogës dhe duke plagosur disa të tjerë.
Edhe BE "thotë" Rama ik!
02/06/2019 - 19:07