Studentët protestë para Kryeministrisë: Ulni tarifat
Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër tarifave të larta të studimeve.
Kërkesat e tyre bazohen në lehtësimin e barrës ekonomike dhe financiare të studentëve, pasi sipas tyre tarifat janë shumë të larta për tu përballuar.
Studentët janë shprehur se protestat do të vazhdojnë e do të përshkallëzohen. Gjithashtu ata thonë se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk i ka marrë parasysh nevojat e tyre.