Shumë të vdekur dhe dëme nga tajfuni

Të paktën 19 të vdekur dhe 100 të plagosur është bilanci që ka lënë pas tajfuni Hagibis në Japoni. Cikloni më shkatërrimtar i dekadave të fundit goditi të shtunën kryeqytetin japonez me erëra deri 20 kilometra në orë, duke lëvizur drejt veriut i shoqëruar me përmbytje dhe rrëshqitje tokash. Qyteti qendror i Naganos pësoi dëmet më të mëdha.