Planeti u ndriçua nga hëna më e madhe e vitit 2020

Horizonti i botës shndriti të martën mbrëma deri mëngjesin e së mërkurës nga drita e hënës më të plotë të vitit. E ashtuquajtura superhëna, një fenomen qiellor kur orbita e hënës ndodhet shumë afër Tokës, ndriçoi fillimisht horizontin e Azisë, ku spektatorë dhe astronomë prisnin më kërshëri ta soditnin. "Është gjë e mirë që po shfaqet superhëna me këtë situatë pandemie në Kinë, që sa vjen e përmirësohet. Jam e lumtur." "Për Pekinin është e rrallë të ketë hënë kaq rrumbullake. Është hera e parë që e shoh," shprehen disa banorë të Pekinit.