Shkrumbohet banesa në Shkodër
Një shtëpi privatë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.
Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte persona, ndërsa dy fëmijët sapo ishin nisur për në shkollë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila mund të ketë harruar ndonjë pajisje elektrike ndezur.
Në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse dhe disa forca policie për të shuar flakët e zjarrit.
Nga zjarri shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj.
Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga një grua.