Shenjtëria e Malit të Tomorit zbut politikën

A po shkrihen akujt? Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ishin të pranishëm mesditën e sotme në ceremoninë që mbahet në malin e Tomorrit ku vijon pelegrinazhi në Teqenë e Kulmakut. Kryegjyshi Edmond Brahimaj në nisjen e pelegrinazhit ka dekoruar presidentin Ilir Meta për kontributin e dhënë. Por Kreu i Shtetit në falenderimin e bërë ka veçuar prezencën e Ministrit Klosi, duke e cilësuar këtë një shenjë pozitive për zhvillimet në ditët e ardhshme. Edhe ministri Klosi ka vënë theksin te fuqia që mbart mali i Tomorrit. Pelegrinazhi në Tomorr zgjat për shtatë ditë, ku numri i pjesëmarrësve pritet të shkojë deri në 400 mijë.
Tirana "siguron" mbijetesën
04/05/2019 - 17:47