Reshjet e shiut shtyjnë Tirana-Flamurtari

Reshjet e shumta të shiut shtyjnë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit. Terreni i pushtuar nga ujë detyroi arbitrin kryesor i takimit, Kreshnik Bajramaj të ftonte skuadrat në dhomat e zhveshjeve, në mënyrë që të merrnin një vendim për mbarëvajtjen e këtij takimi. Pasi biseduan gjithçka me zyrtarët e takimit dhe drejtuesit e dy ekipeve, u mor vendimi që sot ishte e pamundur të luhej dhe gjithçka do të vazhdojë nesër në orën 13:00./ Foto LSA.
"El Clasico" përmes fotove
06/05/2018 - 21:45
Shumë urime për Adele!!!
05/05/2018 - 08:57