Rama krah Çakos në konferencën e sigurisë

Në janar do të nisë zbatimi i vetingut në policinë e shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se ky veting do të japë rezultate të jashtëzakonshme në transformimin e policisë së shtetit. Edi Rama: "Jam i bindur që procesi i vetingut që do të nsië të zbatohet nga muaji janar do të japë rezultate të rëndëishme dhe kam besim se brezat që do të dalin duke filluar nga së shpejti prej akademisë dhe në vijim vit pas viti do të jenë burim i jashtëzakonshëm trasnformimi dhe transfuzioni i gjakut të policisë së shteti" Në Konferencën shkencore ndërkombëtare "Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë" të organizuar sot paradite në Tiranë, Rama ka theksuar rëndësinë e nisjes nga puna të operacionit "Forca e ligjit".
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47