Publikohet intinerari, gomonet me drogë u nisën nga Vlora

Gomonet e kapura ditët e fundit në Greqi, për trafikun e drogës janë nisur nga Vlora. Këtë e bën të ditur policia greke, e cila në një deklaratë për operacionin disa ditor thotë se ka shkatërruar grupin kriminal të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Turqisë dhe trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri.