Protesta e opozitës sot në Kuvend, 18 dhjetor 2017

Përplasje, deklarata politike, ndërsa në sfond dëgjohet cdo zhvillim brenda sallës së parlamentit. Në këto kushte është zhvilluar protesta e sotme e opozitës, ku herë pas here nuk munguan përplasjet me efektivët e policisë për të thyer kordonin e tyre me qëllim hyrjen në sallën e parlamentit, kohë në të cilën po niste procedura për të votuar prokurorin e përgjithshëm. Banderola, flamuj, pankarta tymuese u hodhën në drejtim të policisë, teksa protestuesuesit motivoheshin nga thirrjet e liderëve politik. Shtimi i kordonëve të policisë, aktivizimi i repartit Shqiponja ishin disa nga masat e shtuara të uniformave blu për të përballuar situatën.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47