Plazh? Në Malin e Robit nis ngritja e çadrave

Teksa pandemia e koronavirusit ka dëmtuar edhe ekonominë e vendit tonë, një nga sektorët më të prekur është ai i turizmit. Me mbylljen e kufijve, shumë prenotime të shtetasve të huaj janë anuluar dhe hoteleritë mund të përballen me vështirësi të mëdha. Mirëpo, disa punëtorë kanë gjetur një mënyrë tejet interesante për përgatitjen e sezonit të ri turistik. Ata janë fotografuar duke thurur çadra kashte perpara një hoteli tek Mali i Robit në Golem. Disa prej hoteleve aty kanë filluar pergatitjet për sezonin veror, duke shpresuar se kriza do të përfundojë shpejt dhe gjithçka do t'i rikthehet normalitetit. Foto: LSA