Përmbushet amaneti, Mid’hat Frashërit prehet në Shqipëri
Eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashërit, mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Në një ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Shkencave, të afërm, personalitete të botës akademike, kulturës dhe politikës zhvilluan për më shumë se dy orë homazhe në nderim të tij.
Më pas arkivoli me eshtrat e Mid'hat Frashërit u drejtua drejt varrezave monumentale të vëllezërve Frashëri ku edhe do të prehet.