Pashkë në shtetrrethim

Për herë të parë pas rënies së komunizmit, besimtarët e krishterë nuk e pritën ringjalljen e Krishtit në kisha e katedrale. Pandemia e koronavirusit i detyroi që ta përjetonin të izoluar në shtëpi. "Kemi përgatitur vezët dhe mishin e qengjit, bukët që e bëjmë zakonisht." "Meshat i kemi ndjekur përmes Youtub-it." Në katedralen e Shën Palit, ku u mbajt mesha e mesditës së pashkëve katolike, ishin të pranishëm vetëm 30 besimtarë, pjesë e strukturave të kishës, që qëndronin larg njëri tjetrit. Imzot George Frendo, uroi të gjithë besimtarët e krishterë duke u dhënë forcë, se ditë më të mira se këto që po kalojnë, do të vijnë.