Partizani "lan duart" me titullin, Teuta bekohet nga Kallaku

Partizani pasi pësoi një humbje turpëruse kundër Tiranës në derbi është mundur sërish këtë herë nga Teuta në "Selman Stërmasi". Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani u thye nga ekipi i Edi Martinit me rezultatin 0-1. Heroi i takimit për Teutën rezultoi Sherif Kallaku i cili në minutën e 67 ndëshkoi portierin Alban Hoxha. Me këtë rezultat Partizani shkon 12 larg Tiranës kryesuese duke humbur terren për mbrojtjen e titullit kampion.