Parisi siç nuk e keni parë!

Rreth 20 paralajmërime për përmbytjet janë lëshuar në Paris dhe zonat përreth, duke detyruar autoritetet vendase që të marrin masa të shumta, ndërsa banorët dhe bizneset buzë lumit Sena, janë vënë në alarm të lartë. Niveli i ujit tashmë është pothuajse në një nivel me përmbytjet e vitit 2016, kur Sena doli nga shtrati, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe evakuimin e 20,000 të tjerëve. Imazhet nga Parisi tregojnë përmbytje që ngrihen rreth Pont de Grenelle dhe mbulojnë platformën e këmbësorëve të Statujës së Lirisë të qytetit. Franca ka përjetuar nivele të jashtëzakonshme të reshjeve këtë janar. Lumi Sena me një gjatësi prej 770 kilometrash që kalon përmes kryeqytetit francez, mund të arrijë deri në 6 metra lartësi deri të dielën.
Vjosa permbyt dhe Selenicen
02/12/2017 - 11:13
Vjosa arrin pikën kritike
01/12/2017 - 12:44
Lumi Shkumbin del nga shtrati
01/12/2017 - 12:35