Nusja dhe dhëndri sfidojnë të ftohtin për fotot epike

Pavarësisht temperaturat ekstreme, ky çift i ri ka sfiduar të ftohtin duke u shfaqur me veshje dasme në Ujëvarën e Niagarës për të realizuar setin fotografik të dasmës.Fotot janë realizuar të mërkurën, teksa peisazhi që të ofron tani ujëvara të lë pa frymë. Çifti mësohet se kishin celebruar martesën gjatë verës 2017 në Tajlandë ku edhe jetojnë dhe si duket kanë dashur të mbajnë një kujtim "dimëror"për dasmën e tyre.