Njihuni me qytetin ku dielli nuk lind për 40 ditë

Një koleksion i pabesueshëm fotosh tregon sesi duket qyteti më i errët në Tokë, aty ku dielli nuk del për 40 ditë gjatë dimrit. Fotografitë u realizuan nga Amos Chapple, i cili kishte si qëllim të dokumentonte jetën në veri të Rusisë gjatë natës polare. Murmansk u themelua si Romanos-on-Murman në vitin 1916, kur Cari Nicholas II u vu në kërkim të një qyteti ku porti nuk kishte akull, që do të lejonte transportin e furnizimeve nga aleatët e Rusisë.