Njihuni me efektivin që prej 42 vitesh shërben në polici

Fatos Bedaj shërben prej 42 vitesh në policinë e Tiranës, ndërsa në 107 vjetorin e krijimit të policisë, rrëfen punën shërbim të qytetarëve gjatë kohës së diktaturës por dhe gjatë periudhës së tranzicionit. Bedaj ka shërbyer në sektorë të ndryshëm të policisë së Tiranës ndërsa pas një viti del në pension.