Një vit pa major Tanushin dhe nëntetare Hasanaj

Sot shënohet një vit nga ngjarja tragjike në Letoni ku Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj humbën jetë gjatë një seancë stërvitore për çmontimin e lëndëve eksplozive. Në nder të dy efektivëve të FA të rënë në krye të detyrës sot u mbajt një ceremoni përkujtimore në kompaninë EOD, ku e pranishme ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të FA dhe familjarë të tyre.