Një falenderim për bluzat e bardha në betejë me Covid

Një pikturë murale 90 metra katrorë si falenderim ndaj mjekëve dhe infermierëve të angazhuar në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit. Muralja, e krijuar pranë spitalit San Luca Auxologico në Milano mban firmën e artisti Lapo Fatai. Në të shfaqet një infermiere me fytyrë të lodhur dhe shenja nga përdorimi i pajisjeve të sigurisë, por duke buzëqeshur dhe me gishtin e madh lart. "Sepse fitorja fillon me një buzëqeshje", shpjegoi artisti i grafitit.