“Nga inati” quhet shtëpia më e hollë në botë

Kjo shtëpi është katër metra te pika më e gjerë, dhe më pak se një metër te pika më e ngushtë e saj. Shtëpia quhet “Nga inati”, dhe ndodhet në Beiruti, kryeqyteti i Libanit, si e tillë njihet nga banorët prej shtatë dekadash. Ndërtesa u ngrit në vitet 1950 si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve. Ata nuk u morën dot vesh se si do ta ndanin tokën e trashëguar, dhe veç kësaj, ndërtimet e bashkisë ia zvogëluan pronën edhe më shumë.