Në Vjenë, ushqimi shpërndahet me karrocë me kalë

Urgjenca e koronavirusit në Austri bëri që qeveria të mbyllte bare, klube dhe restorante të paktën deri në mes të majit. Në Vjenë, megjithatë, ka angazhime për të rikuperuar pjesërisht këtë problem: Ushqimi dorëzohet aty ku është e nevojshme me karrocë me kalë. Pjesa më e madhe e ushqimit dërgohet nga Hotel InterContintal, i cili përgatit mbi 350 vakte të nxehta për të moshuarit dhe për njerëzit në izolim të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia. Austria pritet të jetë vendi i parë europian që do të lehtësojë masat kufizuese, duke filluar nga java e ardhshme. Kancelari Sebastian Kurz, ndërkohë kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Ai gjithashtu tha se Austria paraqitet më mirë se çdo vend tjetër në Europë në lidhje me luftimin e koronavirusit.