Në rrugën Korçë-Dardhë ka borë dhe akull, kalimi me zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2017, 14:18
Reshjet e dëborës të cilat përfshinë veriun dhe juglindjen e Shqipërisë mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Vështirësi ka pasur në rrugë Korçë-Dardhë ku për shkak të dëborës dhe prezencës së akullit lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Siç shihet edhe në këto foto, edhe pse rruga është e hapur ka prezencë akulli.
Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE