“Ndihemi me fat”, publikohen fotot zyrtare të dasmës së vitit

Dasma e tyre i ktheu në protagonistët e fundjavës që lamë pas, ku e gjithë vëmendja e botës ishte fokusuar aty. 

Ndërkohë këtë të hënë Pallati Mbretëror ka publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle.

Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “Ndihemi me fat”, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre, shkruan Daily Mail.

Fotoja më e bukur është ajo kur çifti janë ulur në terracën e Windsor Castle, ku Meghan qëndron e mbështetur në këmbën e Princit, ndërsa që ai i buzëqesh kamerës.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë që morën pjesë në festimin e dasmës së tyre të shtunën. Ata ndihen me fat që kanë mundur të ndajnë ditën e tyre të madhe me gjithë ata mysafirë në Windsor dhe të gjithë ata që e kanë shikuar dasmën përmes televizorit në gjithë Britaninë, Commonëealth dhe gjithë botën”, tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.

'Lartësitë e tyre mbretërore janë të kënaqur me këto portrete zyrtare të realizuara nga Alexi Lubomirski dhe janë të lumtur që mund t’i ndajnë ato sot. Ata gjithashtu do të donin të thoshin faleminderit për të gjitha mesazhet bujare dhe mbështetjes që kanë marrë”, shton ai më tej.

Fotot e çiftit u realizuan nga fotografi 42 vjeçar Alexi Lubomirski, mbrojtësi i fotografit Mario Testino, i cili ishte shumë i pëlqyer Princesha Diana, e ëma e Harry-t.

Zgjedhjet e Meghan dhe Harry të imazheve zyrtare mund të shihen si faza e ardhshme e revolucionit të tyre mbretëror.

EMISIONET