Barazimi turpërues ndaj Moldavisë

Katër gola nuk kanë mjaftuar në "Elbasan Arena" për të pasur një fitues. Shqipëria është ndalur në një barazim 2-2 nga Andorra, duke shkelmuar një tjetër mundësi për të marrë 3 pikët. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Bekim Balaj, kuqezinjtë nuk i mbajtën gjunjët, duke u përmbysur nga Martinez me një dopietë personale. Bomberi i Andorrës mposhti Berishën në ato pak raste të krijuara, duke treguar edhe njëherë se Shqipëria "fut" ujë nga të gjitha anët. Përfundimisht 2-2 dhe Shqipëria e Rejës tregon limitet e saj. Tashmë, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e katërt me 13 pikë, tre pikë larg objektivit, vendi i tretë të vendosur nga italiani. / FOTO LSA