Modelja braziliane "ngushëllon" Kevin Trapp

Kombëtarja braziliane e futbollit mposhti me rezultatin minimal 1-0 Gjermaninë. Heroi i atij takimi ishte padyshim Gabriel Jesus që shënoj golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa ndikim tek ky rezultat kishte dhe portieri gjerman, Kevin Trapp. Gardiani i cili mbron portën e PSG në Ligue 1, u tregua i pasigurtë kundër sulmuesit të talentuar të "Selecao", por duket se kjo ishte dhe një dhuratë për të dashurën e tij, që vjen pikërisht nga vendi i Sambës. Ajo është Izabel Goulart dhe vetë modelja braziliane ka pranuar se prej kohësh është në lidhje me portierin e PSG-së, ndërsa ka udhëtuar shpesh drejt Francës për të kaluar kohë me të. “Para ndeshjes i shkruajta se do të shkoja në Francë për ta takuar, vetëm nëse do të fitonte Brazili”,-deklaroi me humor Izabel, në një program sportiv në Brazil.

FOTOGALERI TJERA

Panda jep spektakël

22/12/2017 - 13:08

Të ecësh mbi re

22/12/2017 - 13:03

Një tifoze kuqezi si Martina

21/12/2017 - 21:56

Sozitë e VIP-ave

21/12/2017 - 21:46