Meta, Rama dhe Ruçi nderojnë dëshmorët

Krerët e shtetit zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 5 Majit. Para memorialit "Nënë Shqipëri" fillimisht u përkul presidenti Ilir Meta, dhe pas tij kryeparlamentari Ruçi dhe kryeministri Rama. Të vendosur në distancë nga njëri-tjetri pritën ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas u larguan pa një shtrëngim dore për shkak të Covid 19. Foto: LSA