Lumi transformohet në 'ylber'

"Lumi i Pesë Ngjyrave" në Kolumbi ndodhet në parkun nacional Serranía de la Macarena, në provincën e Meta. Nga qershori deri në nëntor, muajt midis stinëve të lagështa dhe të thata, bimët e lumit krijojnë një shfaqje shumëngjyrëshe. Ngjyrat prodhohen gjatë procesit riprodhues të bimëve ujore të quajtura Macarenia clavigera. Gjatë sezonit të thatë, lumi mbyllet për publikun për të lejuar që ekologjia e zonës të rigjenerohet nga ndikimi i vizitorëve.
Tiroli, vendi i përrallave
05/08/2018 - 14:27
Turne në ishujt e Spanjës
03/08/2018 - 11:49
Lamtumirë Gaqo Çako!!!
02/08/2018 - 09:12