Papërgjeshmëri dhe krim mjedisor!

Shpendë të ngordhur janë hedhur në pjesën shqiptare të lumit Buna. Gjatë ditës së sotme, strukturat e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse si Inspektoriati Shtetëror Veterinar, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, kanë vijuar punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.