Legjendat e Shqipërisë dhe Italisë "shkrihen" në një

Italia fiton ndaj Shqipërisë pas goditjeve të penalltisë. Kualifikohet në finale. Cinizmi mbetet, pavarësisht moshës. Italia kampione bote e vitit 2006 ka mposhtur pas goditjeve të penalltive yjet që kanë shkruajtur historinë me kombëtaren shqiptare. Në gjysmëfinalen e luajtur në stadiumin "Air Albania Stadium", Azzurrët shënuan me anë të Mauro Esposito. Ndërkohë që kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por goditja nga larg e Alban Bushit përfundoi në traversë. Gjithsesi, në fundin e takimit, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Erion Bogdani shënoi. Nga goditjet e penalltive, u treguan të saktë Skela dhe Aliaj, teksa e humbi Klodian Duro. Ndërkaq, Italia u tregua e saktë në të 3 penalltitë./ FOTO LSA