Kuvendi “në zi” për tërmetin

Kuvendi zhvilloi sot seancën e parë plenare pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Si rrallë ndonjëherë atmosfera e zymtë jashtë u duk edhe brenda, fytyra të vrenjtura e deputetë të veshur me të zeza. Pati edhe nga ata që si mbajtën lotët kur ju rikthyen tmerrit të përjetuar në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Tek tuk edhe ndonjë deputet që kërkonte një kujtim nga kjo seancë përmes fotove. Fotot e marra nga LSA