Mirësevjen kryeministër i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij Edi Rama. Pas takimit kokë më kokë, ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Kjo është vizita e parë e Kurtit si Kryeministër jashtë vendit. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kurti ka parashikuar takime me Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën. Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40. (Foto: Pritja e Albin Kurtit ne Pallatin e Brigadave, 11 shkurt 2020, Foto: LSA)