Kur gjimnazit “Sami Frashëri” i vënë fadromën

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia e Tiranës shembën godinën e gjimnazit pas dëmtimeve të cilat mori nga tërmeti i 26 nëntorit. E inauguruar në korrik të 2018, por edhe pas tërmetit të shtatorit, duket se punimet e bashkisë kanë qenë vetëm zbukuruese. I ndërtuar që prej viteve ’60 Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet të jetë gati për nxënësit në shtator, ndërsa së bashku me të do të shemben plotësisht edhe 7 shkolla të tjera në Tiranë ndërsa do të ketë edhe nga ato që do të shemben pjesërisht. Foto: LSA