Kupa e Botës/ Fitorja e Portugalisë kundër Marokut

Një gol i Cristiano Ronaldos që në minutën e katërt i ka mjaftuar Portugalisë për të marrë 3 -pikë në ndeshjen e dytë të Grupit B përballë Marokut. Ylli i Realit të Madridit bëri gjithçka mirë në një goditje nga këndi, ku devijoi saktë me kokë një krosim nga Moutinho. Pësimi i golit solli reagimin e futbollistëve afrikanë që nisën të bombardonin portën e Rui Patricio, por gardiani portugez u tregua i saktë në ndërhyrjet e tij. Në minutën e 10-të Ronaldo kishte mundësinë për të realizuar dhe golin e dytë, por goditja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës pingule. Me këtë fitore Portugalia ngjitet në krye të Grupit B, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Maroku i jep lamtumirë Kupës së Botës, ku pas dy ndeshjeve nuk ka arritur të marrë asnjë pikë. Ndërkohë, me këtë rrjetë Ronaldo ka arritur të ngjitet në kuotën e katër golave në këtë kompeticion, duke qënë dhe golashënuesi më i mirë.
Kalabria që nuk njihnit
14/08/2019 - 10:29
"Fluturime" mbi liqen
14/08/2019 - 08:55
Las Vegas-i që nuk e prisje
13/08/2019 - 09:29
Spektakël nënujor!
10/08/2019 - 10:05