Kupa e Botës/ Çaste nga ndeshja Suedi-Korea J.

Një gol i Andreas Granqvist i ka mjaftuar Suedisë për të marrë tre pikët e para në Grupin F të Kupës së Botës. Në takimin e zhvilluar në "Nizhny Novgorod Stadium" nordikët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Korenë e Jugut duke hedhur kështu një hap të madh përpara. Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi i qendrës, Granqvist që u tregua i saktë nga 11 metërshi. Me këtë fitore Suedia ngjitet në vendin e parë në kuotën e 3-pikëve së bashku me Meksikën, ndërsa pas përfundimit të këtij takimi, Gjermania ka marrë një tjetër "dush" të ftohtë, pasi i duhet të gjej vetëm fitoren në dy takimet e ardhshme, nëse nuk dëshiron ta mbyll para kohe kompeticionin rus.
Parajsa në tokë!
19/08/2019 - 22:43
Kalabria që nuk njihnit
14/08/2019 - 10:29
"Fluturime" mbi liqen
14/08/2019 - 08:55
Las Vegas-i që nuk e prisje
13/08/2019 - 09:29