Kukësi fiton ndaj Bylisit

Bylisi ka hasur vështirësi në transfertën me Kukësin teksa humbi me shifrat 2-1. Ishin veriorët të cilët kaluan në avantazh me anë të Abazajt në minutën e 20' ndërsa kryeqytetasit barazuan me Guindon 3 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë. Golin e fitores për Kukësin ia dhuroi Rroca në të 74’, një fitore që i ngjit në vendin e dytë në kuotën e 21 pikëve. Bylisi renditet në vendin e tretë me 20 pikë. Foto LSA