Kryeqyteti "vishet" bardheblu

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ishte kryefjala e ditës në kafenetë e Tiranës. Rreth 22 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të ri kombëtar, duke treguar edhe interesin e madh që ka tërhequr kjo sfidë. Skuadrat vijnë në situata komplet të kundërta, me të kuqtë që ndodhen në krye të klasifikimit me 25 pikë dhe Tirana që qëndron e 8-ta me gjashtë pikë më pak. Por pavarësisht kësaj, atmosfera pritet të jetë elektrizuese, diçka e cila shihet edhe në këtë video të tifozëve të Tiranës, të cilët kanë mbushur sheshin "Skënderbej". Në këngët e bardhebluve nuk mungojnë as thirrjet kundër rivalëve të qytetit, Partizani. Sfida do të luhet në orën 19:00 në stadiumin e ri kombëtar, teksa është e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore./ FOTO LSA