Kostume interesante për Halloween

Më parë mendohej se po të vishni kostume për Halloween fantazmat dhe shpirtrat e këqij do mendonin se jeni njëri nga ta e nuk do t’ju lëndonin. Sot përzgjedhja e kostumeve është më ndryshe. Mund të vishni çfarëdo që dëshironi; të frikshëm, personazhe nga filmat e preferuar apo edhe të ironizoni me diçka. Nëse ende nuk keni bërë përzgjedhjen, ju sjellim disa ide interesante inspiruar nga postimet e ndryshme nëpër rrjetet sociale.