Koronavirusi zbraz metrotë dhe trenat në Milano

Metrotë dhe trenat në Milano gjysmëbosh, madje edhe në orët e pikut. Këto janë efektet e para të masave të marra për koronavirusin, ku ndër të tjera është vendosur mbyllja e shkollave, palestrave, muzeve e kinemave.Disa prej udhëtarëve i sheh me maska, të tjerë në mungesë të saj kalojnë një shall rreth fytyrës. Shfaqja që të ofron Stacioni Qendror i Milanos, ku gjithashtu u mbyllën baret, është shumë e keqe. "As në gusht treni nuk ka qenë kaq i zbrazët", thotë një udhëtar.