Kate Middleton kopjon kunatën?
Shpërthejnë thashethemet për mënyrën e të veshurit të dukeshës së dashur Kate, e cila është përfolur shumë për riciklimin e veshjeve të saj (faktin që një fustan e vishte më shumë se një herë në daljet publike)
Kësaj radhe, ekspertëve të modës një detaj nuk i ka shpëtuar: jaka e Kate Middleton.
Modeli i fustanit të saj është karakterizuar nga një jakë 'model sy', detaj që është shumë i dashur për një tjetër dukeshë: Meghan Markle.
Përveçse e zgjodhi për fustanin e nusërisë, Meghan e ka përdorur edhe në shumë raste të tjera.
Kësaj radhe duket se Kate Middleton nuk riciklon, por kopjon...kunatën!