Karantina nuk ndal skafet me 900 kg droge drejt Barit

Antimafia Italiane, në bashkëpunim me Repartin Operativ të Guardia di Finanza të Barit kanë kapur gjatë natës 2 skafe që po trafikonin drogë nga Ballkani drejt brigjeve të Puglias. Operacioni ishte i autoriteteve italiane me ndihmën e rojes bregdetare të Barit. Dy skafet me gjatësi rreth 7 metra e të pajisura me motorr të fuqishëm jashtë bordit janë ndaluar në afërsi të brigjeve të Monopolit. Droga në treg do t’i sillte organizatës një fitim prej 10 milionë eurosh.