I hiqet emri "Mehmet Shehu" një rruge në Ballsh

Nuk do ketë më rrugë me emrin “Mehmet Shehu”. Fëmijët e Jonuz Kacelit, tregtarit nga Tirana, i cili u pushkatua padrejtësisht më 27 shkurt të vitit 1951 fituan gjyqin me këshillin bashkiak të Mallakastrës duke urdhëruar këtë këshill të shfuqizojë vendimin e datës 29.05.2002 dhe të hiqet emri I ish kryeministrit “Mehmet Shehu” rrugës drejt uzinës së Ballshit.