Homazhe për viktimat e tërmetit

Me qindra qytetarë të organizuar përmes rrjeteve sociale ndezën qirinj pranë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu si homazh për 49 viktimat nga tërmeti apokaliptik. Mes tyre ishin edhe artistë, ku u vu re kantautori, Alban Skënderaj. Lutjet dhe qirinjtë nuk munguan edhe dy ditë më parë, me shpresën për të pasur sa më pak jetë të marra nga kjo fatkeqësi. Janë më shumë se 900 persona të tjerë që kanë marrë lëndime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme./ FOTO LSA