Gjithçka po ndodh në protestën e opozitës
Opozita ka zbritur mbrëmjen e sotme në sheshin para kryeministrisë, në protestën e nëntë kombëtare, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Simbolika kryesore e kësaj proteste janë përgjimet e publikuara nga "Bild" për dosjen 339 dhe 184 në Durrës e Dibër për shitblerjen e votave nga socialistët. E ndërsa opozita proteston në kryeqytet, kryeministri Rama ndodhet në Sarandë për të ndjekur koncertin e Carla Brunit.
FOTO: LSA