Georgina Rodriguez një yll i vërtetë
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ndërsa mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias.
Bukuroshja zeshkane mahniti me bukurinë dhe elegancën e saj.
24-vjeçarja dukej e mbrekullueshme me një fustan blu seksi nga Twinset Milano. Fustani ishte i shkurtër dhe i çarë në pjesën e kofshës duke nxjerrë në pah format perfekte trupore të zeshkanes.
Në tapetin e kuq e në ceremoninë e hapjes së 75 vjetorit të Festivalit të Filmit në Venecia u shfaq me një fustan të zi.